Barazia
Java e krenarisë, mbahet eventi “Let’s Pride”
Demokracia
10:36 | 29 Qershor 2021

Share:

Në kuadër të Javës së Krenarisë 2021, mbrëmjen e së hënës në Prishtinë u mbajt eventi “Let’s Pride” i cili bashkon komunitetin LGBTI në Kosovë.

Të pranishëm në këtë event ishin edhe ish-presidentja Atifete Jahjaga, ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Citaku dhe zëvendës ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë, Jacob Webber.

“Nuk e di kush është fajtor, por unë i ndërpreva pushimet për të qenë sonte këtu”, tha ish-presidentja Jahjaga duke shprehur mbështetjen e saj ndaj komunitetit LGBTI dhe kauzës “për një shoqëri ku secili ka të drejtë të jetojë si të dojë” siç u shpreh ajo.

Ndërsa ish-ambasadorja Çitaku tha se “vite më parë kam thënë që do të festojmë në sheshet e kryeqytetit dhe ja ku jemi sot”.

Eventi u shoqërua me ekspozitë, muzikë dhe publikimin e “Kush te tut a?” nga artistët Petrit Halilaj dhe Alvaro Urbano, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme