Lajme
‘Jargoset’ në Facebook për VV-në: E nisë mbarë vitin më një tender të vocërr militanti i Kurtit
Demokracia
21:29 | 09 Janar 2023

Share:

Fotografi, Alban Kasumi që një kohë është ithtar i madh i partisë në pushtet, lëvizja Vetëvendosje dhe kreut të partisë, Albin Kurti.

Militantizmin e madh të tij, ai shpërfaq haptas.

Fotografi i cili i ka hyrë edhe biznesit, kohë pas kohe shpërndanë propagandë të partisë në pushtet në rrjetin e tij social Facebook, shkruan Periskopi.

Kasumi e ka nisë mbarë vitin. Ka fituar një tender të vogël, por i mjaftueshëm për të hyrë në hyrë gradualisht në sistemin e prokurimit publik.

Ministria e Ekonomisë ka shpallur fitues kompaninë “LAPSI 360”, që për pronarë e ka Alban Kasumin.

“Dizajnimin e stemës së Shërbimit Gjeologjik të Kosovës”. Kështu quhet tenderi që është në një vlerë prej 4130 euro.

Qëllimi i krijimit dhe dizajnimit të stemës së SHGJK-së është identifikimi dhe autenticiteti i këtij institucioni.

        

Të ngjashme