Lajme
Japonia pranon refugjatët e parë ukrainas
Demokracia
07:12 | 05 Prill 2022

Share:

Refugjatët ukrainas kanë fluturuar në Tokio, në një shfaqje të profilit të lartë të mbështetjes nga qeveria japoneze, e cila më parë ka hezituar të pranojë të huajt.

Njëzet ukrainas, nga mosha gjashtë deri në 66 vjeç janë grupi i parë që do të fluturojnë për në Tokio në një udhëtim të organizuar nga ministri i Jashtëm i Japonisë, Yoshimasa Hayashi, përcjell Klankosova.tv

“Qeveria e Japonisë është e përkushtuar të ofrojë mbështetjen maksimale për këta 20 ukrainas për t’i ndihmuar ata të jetojnë me një ndjenjë paqeje në Japoni, edhe pse ata janë larg nga vendlindja e tyre”, u tha Hayashi gazetarëve në Poloni pak para se ai dhe refugjatët u niseshin për në Japoni.

Të ngjashme