Sport
James bëhet kapiten i Chelseat, Pochetioni: Ai është lider me karakterin e tij
Demokracia
23:13 | 11 Gusht 2023

Share:

Trajneri i skuadrës së Chelseait, Mauricio Pochettino, ka treguar pse Reece James është zgjedhur kapiten i skuadrës angleze.

Pochettino tha se James është i vetmi lojtar që mund të jetë lider i skuadrës.

“Unë mendoj se ai nuk është vetëm një lojtar që mund të jetë një lider, sepse ai është një lider me karakterin e tij, cilësitë e tij”, tha argjentinasi, shkruan Goal, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, trajneri i londinezëve tha se James është një person që dëshiron të jetë e ardhmja e Chelseat.

“Ai erdhi nga akademia. Unë mendoj se për ne, për mua dhe për klubin, ai është një lojtar i përsosur, person, për të qenë kapiten”, u shpreh ai.

Të ngjashme