Sport
Jacob Calloway, përforcimi i parë i Pejës
Demokracia
22:10 | 16 Qershor 2023

Share:

KB Peja ka prezantuar përforcimin e parë për sezonin e ardhshëm.

Kampioni i Kosovës ka njoftuar këtë të premte për arritjen e marrëveshjes me Jacob Calloway.

Amerikani i gjatë 203 centimetra luan në pozitën 3.

Ai ka përvojë në NCAA, në Superligën e Zvicrës, Çekisë, Izraelit dhe Hungarisë.

Njoftimi i plotë:

“Të dashur tifoz dhe dashamirë të KB Peja, me shumë kënaqësi ju njoftojmë se kemi arritur marrëveshje me lojtarin amerikan Jacob Calloway.

Lojtari i gjatë 203cm mbulon pozitën 3 në parket dhe ka përvojë në NCAA, Supërligat e Zvicrës, Çekisë, Izraelit dhe Hungarisë.

Mirë se vjen në fole Jacob”.

Të ngjashme