Sport
Ja si pritet të jetë Superliga Evropiane
Demokracia
13:45 | 07 Shkurt 2023

Share:

Ideja për të ngritur një Superligë Evropiane me të gjitha klubet më elitare në Evropë vazhdon të ekzistojë ende.

Kështu është shprehur dhe Bern Reiçart, drejtori i A22, kompanisë që do të investojë në krijimin e Superligës.

Në një intervistë të dhënë, ai ka treguar se si do të funksiojë ky kompeticion i ri dhe formatin që do të ketë.

“Një formati krejtësisht të ndryshëm nga versioni i parë, pa anëtarë të përhershëm. Nuk do të jetë një rreth elitar i mbyllur, por një garë e hapur, e bazuar në meritë, e përputhshme me kampionatet kombëtare dhe e luajtur në dritaret e turneut aktual europian. Do të menaxhohet nga klubet dhe me një Fair Play Financiar shumë më të rreptë. Ne kemi nevojë për një turne më tërheqës, i cili të jep emocione jo vetëm që në shkurt, për të gjeneruar më shumë tërheqje dhe të ardhura për të gjithë. Konkurrenca më e mirë e Evropës, me të gjitha ato klube të mëdha, është vendosur të jetë më e madhja për sa i përket ndjekjes dhe të ardhurave”, shpjegoi Reiçart.

Ai më pas foli dhe për rregullat që kjo Super Ligë do të ketë, duke u shprehur: “Ne mbajmë idenë se klubet nuk do të jenë në gjendje të dedikojnë më shumë se 55% të buxhetit të tyre për pagat. Ne duam gjithashtu të ndalojmë dredhinë e disa klubeve me kontrata sponsorizimi të fryra. Futbolli mund të ofrojë më shumë argëtim për tifozët e tij dhe të zbatojë rregulla financiare që e pengojnë atë të shpenzojë më shumë sesa gjeneron”. /Demokracia.com

Të ngjashme