Auto&Tech
Ja pse nuk duhet të bëni update versionin e ri të Snapchat
Demokracia
09:17 | 29 Qershor 2021

Share:

Rrjeti social Snapchat ka ndaluar së funksionuari pas përditësimit (update) të ri.

Për pjesën më të madhe të njerëzve duket se problemi qëndron në hapjen e aplikacionit, pasi sa herë ai hapet bën crash dhe e bën aplikacionin krejtësisht të papërdorueshëm.

Ekipi i Snapchat është në dijeni për këtë problem dhe ka treguar përmes një tweet-i se po punojnë për të gjetur një zgjidhje.

Me shumë mundësi zgjidhja do të vijë në formën e një update-i të ri përmes App Store.

Nëse ende nuk e keni bërë update aplikacionin, prisni deri sa të ketë një lajmërim zyrtar nga kompania për zgjidhjen e problemit.

Versioni i vjetër i aplikacionit po punon normalisht.  /Demokracia.com/

Të ngjashme