Lajme
Ja kush mund ta zëvendësojë Aleksandër Vulin-in si drejtor i BIA-s
Demokracia
13:24 | 07 Nëntor 2023

Share:

Me largimin e Aleksandër Vulinit, posti i drejtorit të Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit (BIA) ka mbetur vakant dhe sipas informacioneve jozyrtare të Nova.rs, në këtë post do të emërohet Bruno Gjuran, në mandatin teknik të Qeveria.

Ish-drejtori i Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit, Vulin, tha se edhe pse ka pasur presione për t’u larguar nga emërimi në atë detyrë, ai e ka marrë vetë vendimin për të dhënë dorëheqjen. Ai ka thënë se dorëheqjen e ka dorëzuar për shkak se nuk ka të drejtë ta sakrifikojë Serbinë, për shkak të qëndrimit të tij në detyrë dhe ka theksuar se nuk ka asnjë konflikt mes tij dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Si zgjidhje e përkohshme, gjatë mandatit teknik të Qeverisë do të jetë Bruno Gjuran, i cili edhe më herët përmendej si pretendent për atë pozitë.

Para disa vitesh Gjurani u gjend në qendër të vëmendjes së publikut, pasi u përmend nga Vuk Jeremiq, kryetari i Partisë Popullore. Në vitin 2019, në një paraqitje të ftuar në televizionin N1, ai deklaroi se Angjelko Vuçiq, babai i presidentit serb, e emëroi Gjuran në pozitën e shefit të kabinetit të ish-ministrit të financave Dushan Vujovic.

Më pas ai theksoi se Gjurani ishte edhe shef i kabinetit të kryetarit të Beogradit, Zoran Radojiçiq, dhe më vonë u emërua në BIA.

Gjurani është me origjinë nga Bërçko, ku ka mbaruar shkollën e mesme, e më pas është regjistruar në Akademinë Ushtarake të Ushtrisë.

Nga viti 1989 deri në vitin 1998 ka punuar në Ministrinë e Mbrojtjes në çështjet e sigurisë, pas së cilës ka qenë drejtor i një kompanie për prodhim, tregti të jashtme dhe të brendshme, pastaj drejtor i një kompanie për kontroll të cilësisë, testime laboratorike dhe certifikim të produkteve… Nga viti 2013 deri në vitin 2014, ai ishte këshilltar i drejtorit të përgjithshëm të Tregut Kombëtar të Beogradit.

Të ngjashme