Sport
Italia mund të kualifikohet në Kupën e Botës, por nëse ndodh kjo gjë
Demokracia
18:23 | 30 Mars 2022

Share:

Ekziston një mundësi jashtëzakonisht e largët që Italia të kualifikohet në Kupën e Botës 2022 nëse Irani përjashtohet për ndalimin e grave nga stadiumi.

Teoria u raportua nga Sport Mediaset, e ndjekur nga Sky Sport Italia dhe Sportitalia, por mbetet shumë, shumë e pamundur, përcjell Demokracia.com.

U bë një problem sepse Irani mbylli 2,000 femra jashtë stadiumit për ndeshjen e tyre kualifikuese për Kupën e Botës kundër Libanit, pavarësisht faktit se ato kishin blerë bileta.

Irani fitoi ndeshjen 2-0, por tashmë ishte paralajmëruar nga FIFA në vitin 2019 që të ndalonte ndalimin e grave nga tribuna.

Duke qenë se kjo është një shkelje e përsëritur, anëtari i Federatës së Futbollit iranian, Mehrdad Seradschi, vuri në dukje në Tëitter se kishte dëgjuar “lajme shqetësuese nga FIFA dhe Konfederata e Futbollit Aziatik”.

Nëse kjo do të ndodhte, teorikisht FIFA mund të promovonte në vend të tyre një vend me koeficientin më të lartë në renditjen botërore që ka humbur.

Kjo do të ishte kampionia aktuale e Evropës, Italia, e cila nuk arriti as në finalet e play-off-it pas humbjes 1-0 ndaj Maqedonisë së Veriut./Demokracia.com/

Të ngjashme