Sport
Ish-ylli i Interit fotografohet rrugëve të Tiranës
Demokracia
14:53 | 08 Nëntor 2022

Share:

Esteban Cambiasso ndodhet në Tiranë. Ish-fituesit i “Tripletës” me Interin është fotografuar në rrugët e kryeqytetit shqiptar.

“Panorama Sport” ka siguruar pamjet ku ish-mesfushori argjentinas ka pozuar në Tiranë.

Kambiaso nuk është i vetmi futbollist i Interit që është parë në kryeqytetin shqiptar, më parë kanë qenë edhe Marco Materazzi Ivan Ramiro Cordoba.

Argjentinasi Cambiasso është aktivizuar me “zikaltërit” për rreth 10 vite dhe ka fituar 5 herë titullin kampion, 1 herë Ligën e Kampionëve, 4 herë Kupën e Italisë, 4 herë Superkupën e Italisë dhe 1 herë një Botëror për Klube.

Cambiasso e ka fituar “Tripletën” me Interin (Kampionat, Kupë të Italisë dhe Champions) brenda 1 sezoni të vetëm, atë në 2009/2010.

Ai ka qenë edhe reprezentues i Argjentinës.

Të ngjashme