Lajme
Ish-reporteri i Tanjugut: Për Hashim Thaçin kam dëgjuar kur policia lëshoi urdhërarrest për të
Demokracia
14:18 | 10 Tetor 2023

Share:

Ish-reporteri i Tanjugut, Nebojsha Radosheviq, tha se për ish-Presidentin Hashim Thaçi, ka dëgjuar pas lirimit të tij nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe ishte njoftuar nga Policia.

“Për Thaçin mbase për herë të parë kam dëgjuar kur policia në mënyrë publike tha se Thaçi ishte komandant i Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës, kur Policia lëshoi arrest për të. Kam dëgjuar më vonë, pasi jam liruar”, tha Radosheviq.

Po ashtu, dëshmitari serb e pranoi se në asnjë deklaratë të tij të mëhershme të dhënë për hetuesi, nuk e ka përmendur që kushëriri i tij, gjenerali Dushan Samargjiq, e ka njoftuar për një përgjim që i është bërë gjatë luftës në Kosovë, të një bisede të telefonike në mes të Hashim Thaçit dhe Adem Demaçit.

Të ngjashme