Lajme
Ish-këshilltari i Kurtit pas dështimit të Projektkodit Civil: Kryeministri obligohet të kërkojë votëbesim
Demokracia
21:08 | 16 Mars 2022

Share:

Durim Berisha, ish-këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ka thënë se pas dështimit që të kalojë Kodi Civil në Kuvendin e Kosovës, shefi i ekzekutivit është i obliguar ta kërkojë votëbesimin në Kuvend.

Berisha ka thënë se kjo çështje sqarohet në vendimin e Gjykatës Federale Kushtetuese të Gjermanisë, me rastin e mocionit të votëbesimit të ish-kancelarit Schroder në vitin 2005, përcjell Demokracia.com.

“Ministrja e resorit perkates do duhej ta kishte parasysh kete çeshtje para se te procedonte tutje. Pasojat jane edhe kushtetuese, jo vetem politike”, ka thënë tutje ai në Facebook.

Postimi i plotë:

Me deshtimin e Qeverise per ta kalu Kodin Civil, pra nje nisme legjislative, duke u bazuar ne parimet e pashkruara kushtetuese te nje sistemi kushtetues parlamentar, Kryeministri eshte i obliguar ta kerkoje votebesimin ne Kuvend.

Per ata qe ju intereson kjo çeshtje le ta lexojne vendimin e Gjykates Federale Kushtetuese te Gjermanise ne rastin e mocionit te votebesimit te ish-kancelarit Schröder te vitit 2005. Aty sqarohet shume mire pasoja e deshtimit te Qeverise per ta kalu nje ligj ne parlament.

Ministrja e resorit perkates do duhej ta kishte parasysh kete çeshtje para se te procedonte tutje. Pasojat jane edhe kushtetuese, jo vetem politike./Demokracia.com/

Të ngjashme