ShowBiz
Ish-çifti Tuna dhe Cozman rikthehen bashkë edhe me koncerte
Demokracia
12:12 | 14 Maj 2023

Share:

Tuna dhe Cozman janë rikthyer së bashku me një këngë pas shumë vitesh.

Ish-çifti, të cilët kanë qenë shumë të komentuar vite më parë, u kthyen me projektin e përbashkët muzikor “I huj”.

Kënga e tyre u prit mjaft mirë nga publiku dhe vetëm për një muaj mblodhi mbi shtatë milionë klikime në platformën YouTube.

Veç kësaj, të njëjtit janë rikthyer edhe me një performancë së bashku teksa ishin të pranishëm në një mbrëmje në Tiranë.

Kjo bëri bujë të madhe duke qenë se këngët e tyre në të kaluarën ishin hite të padiskutueshme.

Ata po ashtu janë parë edhe në momente intime me njëri-tjetrin duke aluduar kështu edhe për një ribashkim.

Megjithatë, dyshja shihet se kanë ngelur miq dhe se kanë lënë hatërmbetjet pas.

Tuna pas ndarjes nga Cozman shijoi një lidhje disavjeçare me muzikantin Patris Berisha, me të cilin ndan dy fëmijë.

Të ngjashme
ShowBiz • 27 Prill 2024