ShowBiz
Ish-bashkëshorti i Britneyt shpërndan video, ku këngëtarja shfaqet duke u bërtitur djemve të saj
Demokracia
21:53 | 11 Gusht 2022

Share:

Ish-bashkëshorti i Britney Spears, Kevin Federline, ka publikuar një sërë videosh të vjetra, ku shihet këngëtarja duke debatuar me dy djemtë e tyre, të gjitha për ta “ekspozuar”, duke thënë se gënjeshtrat duhet të ndalen.

Valltari, i cili ishte i martuar me yllin e muzikës pop nga viti 2004 deri në 2007, ndau tre video në Instagram të enjten që e shfaqin Spearsin duke i qortuar djemtë Sean dhe Jayden.

“Nuk mund të rri duarkryq dhe të lejoj që djemtë e mi të akuzohen në këtë mënyrë pas asaj që kanë kaluar. Sado që na dhemb, kemi vendosur si familje t’i publikojmë këto video”, ka shkruar Federline krahas klipeve, duke thënë se në kohën kur janë bërë videot, djemtë e çiftit ishin 11 dhe 12 vjeç.

“Kjo nuk është as më e keqja. Gënjeshtrat duhet të ndalen. Shpresoj që fëmijët tanë të rriten më mirë se kaq”, ka thënë ai tutje.

Vendimi i ish-bashkëshortit të këngëtares për të shpërndarë videot në internet, shkaktoi zemërim dhe ai i fshiu ato nga profili i tij pak kohë më pas, por ato ende mund të gjenden në Twitter.

Kujtojmë se Federline më herët kishte deklaruar se djemtë e Britneyt nuk e kishin parë nënën prej muajsh dhe se kjo ishte dëshira e tyre.

Ai publikoi videot e përmendura për t’i mbështetur këto akuza dhe për t’i treguar botës se çfarë raportesh ka pasur Spears me djemtë e tyre.

Të ngjashme
ShowBiz • 02 Maj 2024