Lajme
Ironizon Olluri: Frizerja e Kollçakut do ta përjetojë rëndë punësimin e bashkëshortes së frizerit të Albulena Haxhiut
Demokracia
21:03 | 07 Shkurt 2023

Share:

Pas raportimit të Demokracia.com se bashkëshortja e frizerit Armend Gashi, pronar i “Vogue Hair”, i cili së fundmi i bëri reklame biznesit me fotografinë e ministres Albulena Haxhiu është e punësuar në Ministrinë e Drejtësisë, ka ironizuar gazetari Parim Olluri, duke përmendur frizeren e deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha – Kollçaku.

Brikena Kelmendi-Gashi do të punojë në Divizionin për Mbrojtjen e të Akuzuarve nga Gjykata Speciale.

“Frizerja e Mullhaxha-Kollçakut do ta perjetoj rende lajmin per punesimin e bashkeshortes se frizerit te Albulena Haxhiut”, ka shkruar Olluri.

Në fund, ai ka thënë: “Mu Fatmirja vec llaf me bajke. Nuk me kryjti pune send”.

Të ngjashme