Lajme
Ironizon Haki Abazi: U kritikua Rita Ora që e përdori një flamur, e Gërvalla i ka gabu flamujt
Demokracia
11:41 | 14 Shtator 2023

Share:

Deputeti Haki Abazi ka kritikuar ministren e Jashtme, Donika Gërvalla- Schwarz, për paraqitjen në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Ai tha se i gjithë populli e kritikoi Rita Orën që e përdori një flamur, derisa përmendi ministren Gërvalla që disa herë ka gabuar flamujt.

“Asnjë njohje ndërkombëtare, për turp është paraqitja në marrëdhëniet ndërkombëtare. U çu krejt populli e kritikojke Rita Orën që e ka përdor një flamur, ministrja jonë e jashtme i ka gabu flamurat, njeri që është i obliguar me mbrojt interesin e shtetit”, tha ai.

Të ngjashme