Lajme
Ironizon Fatmir Limaj: “S’paska mujt Hashimi me iu thonë serbëve mos hyni me targa KM në Kosovë, na paska vyftë Albin patrioti”
Demokracia
22:39 | 29 Nëntor 2022

Share:

Lideri i Nismës, Fatmir Limaj, gjatë një diskutimi për gjendjen e krijuar në Veri ka ironizuar me vendimet e kryeministrit Albin Kurti.

Duke kritikuar vendimin e Kurtit për targat, Limaj thotë se këtë vendim ka mundur ta marr edhe Hashim Thaçi që sipas tij, i ka luftuar serbët ballë për ballë.

“Ta merr mendja qe s’ka mujt me i thonë Hashim Thaçi nga sot s’keni me mujt me hi me targa KM a? Allahile po ta merr mendja qe Albin Kurti, po i nxjerr muskujt e po i thotë mos hini me targa e s’ka mujt Hashim Thaçi që ka krijuar UÇK-në e t’i ka dal ballë për ballë… s’ka mujt me thirr ne telefon.”, deklaron Limaj në ATV.

Të ngjashme