Lajme
Irani thotë se ka ekzekutuar një “spiun të Mosadit”
Demokracia
08:19 | 16 Dhjetor 2023

Share:

Irani thotë se ka ekzekutuar një person në provincën e tij juglindore Sistan dhe Baluchistan nën akuzat për spiunazh për agjencinë e inteligjencës izraelite Mossad.

Identiteti i tij ende nuk dihet, ndërsa sipas organit të lajmeve zyrtare të gjyqësorit iranian ai u ekzekutua mëngjesin e sotëm për “mbledhjen e vetëdijshme të informacionit të klasifikuar” dhe dorëzimin e tyre tek shërbimet e huaja të inteligjencës, veçanërisht agjencia izraelite e spiunazhit.

Personi thuhet se u gjykua dhe u dënua për grumbullimin e tij të inteligjencës “me qëllim të prishjes së rendit të vendit dhe propagandës në favor të grupeve dhe organizatave kundër Republikës Islamike”, raporton Al Jazeera.

Të ngjashme