Sport
Irani rrezikon të përjashtohet nga Kupa e Botës, kjo është arsyeja
Demokracia
18:42 | 30 Mars 2022

Share:

Kombëtarja e Iranit mund të përjashtohet nga Kupa e Botës “Katar 2022” që mbahet në fund të këtij viti.

Irani nuk ka lejuar të ketë femra prezent në stadium në ndeshjen vendimtare kundër Libanit, e cila u mbyll 2:0, fitore kjo që i siguroi “biletën” iranianëve për në Katar.

Rreth 2 mijë femra kishin blerë biletat për atë përballje, mirëpo organizatorët nuk i lejuan të futeshin në stadium.

Iranianët ndaluan sërish femrat të ndiqnin ndeshje futbolli: Dy mijë tifoze mbetën jashtë stadiumit me bileta në duar

“Ne po dëgjojmë lajme shqetësuese nga FIFA dhe Konfederata Aziatike e Futbollit,” shkroi në “Twitter” anëtari i bordit të Federatës së Futbollit të Iranit, Mehrdad Seradschi.

Irani ishte paralajmëruar edhe nga FIFA tri vite më parë, për të njëjtën arsye.

Përjashtimi i mundshëm i Iranit që tashmë është kualifikuar për Kupën e Botës në Katar, është i mundur vetëm në rast të pezullimit ose përjashtimit të federatës iraniane direkt nga FIFA./Demokracia.com/

Italia mund të kualifikohet në Kupën e Botës, por nëse ndodh kjo gjë

Të ngjashme