Lajme
Sot diell e vranësira, kthehet pluhuri saharian
Demokracia
08:06 | 16 Maj 2024

Share:

Vranësirat dominojnë edhe përgjatë ditës së enjtë në vend, megjithëse parashihen më shpesh intervale me diell.

Riga shiu mund të shfaqen orëve të mëngjesit. Pasdite parashihen të reshura kalimtare shiu, aty këtu edhe në formë rrebeshesh shiu. Temperaturat minimale zbresin në 10C e 12C, e maksimalet në rritje deri në 19C e 22C.

Nga dita e premtë, orëve të pasdites priten më shumë intervale me diell, derisa temperaturat shënojnë rritje deri në 25C.

Intervale paksa më të gjata me diell dhe mot më i nxehtë parashihet në fundjavë, ku temperaturat kapin vlera edhe prej 27C e 29C.

Mirëpo orëve të pasdites nuk duhet përjashtuar mundësi për zhvillime të rrebesheve të shiut dhe bubullima, të shtunën me më pak gjasa, derisa të dielen rriten mundësitë për më shumë të reshura, që vazhdojnë përgjatë mëngjesit të ditës së hënë.

Me masa më të nxehta afrikane që shtrihen mbi rajon ditëve të ardhshme arrinë edhe koncentrime të pluhurit saharian, që patjetër do të jenë më të larta në lartësi rreth 2000m, njofton Prishtrina Weather.

Mirëpo në bazë të parashikimeve për cilësinë e ajrit, prezencë më të rritur mund të kenë edhe në sipërfaqe, që ditën e premtë mund të çojnë indeksin e cilësisë së ajrit shkurtimisht të kaloj edhe në vlera të dobëta.

Të ngjashme