Sport
Irani lejon femrat për herë të parë në stadium, disa prej tyre nuk u besojnë syve
Demokracia
18:05 | 25 Gusht 2022

Share:

Nga sot, gratë në Iran lejohen të ndjekin ndeshjet e futbollit. Për shkak të ligjeve të rrepta fetare në këtë vend, femrat nuk kishin mundësi të shkonin në stadium, por ky rregull u hoq dhe nga sot femrat mund ta shijojnë futbollin si gjithë të tjerët.

Një numër i kufizuar, rreth 500 prej tyre, erdhën në ndeshjen mes Esteghlal dhe Mes Kerman në Teheran. Ato mezi prisnin të hynin në stadium, madje disa prej tyre qanin në tribuna. Federata Botërore e Futbollit (FIFA) ka shumë merita për sjelljen e femrave në tribuna. U bë presion i madh në Federatën e Futbollit të Iranit, u kërcënuan sanksione dhe në fund u mor një vendim në favor të të gjitha femrave.

Për momentin, qasja i lejohet një numri të kufizuar të femrave. Pritet që së shpejti të lejohet një numër i pakufizuar në tribuna dhe ky është sigurisht një hap përpara për të gjithë. Futbollistet e Esteghlal e mirëpritën ardhjen e femrave në tribuna. Ata shkuan për t’i përshëndetur dhe fotografuar dhe morën një ovacion të madh.

Të ngjashme