Sport
Interi triumfon në kryendeshje, Rrahmani me shokë “shijojnë” humbjen e parë në Serie A
Demokracia
22:38 | 04 Janar 2023

Share:

Interit i ka takuar kryendeshja e javës së 16-të në Serie A, duke triumfuar në shtëpi kundër Napolit.

“Nerazzurët” fituan minimalisht 1:0 kundër napolitanëve në stadiumin “San Siro”, shkruan Demokracia.com.

Goli i minutës së 56-të i realizuar nga sulmuesi boshnjak Edin Dzeko vulosi epilogun e përballjes në qytetin e modës.

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, i saporikthyer nga lëndimi, u aktivizua për 90 minuta në radhët e mysafirëve.

Kjo ishte humbja e parë e Napolit këtë edicion në kampionatin elitar italian.

Përkundër disfatës, Napoli vazhdon të mbajë lidershipin në Serie A me 41 pikë. Interi është i treti me 34 pikë./Demokracia.com/

Të ngjashme