Sport
Interi nuk lejon befasi në udhëtim te Udinese, vazhdon garën e fortë për titull me Milanin
Demokracia
20:03 | 01 Maj 2022

Share:

Interi ka shënuar fitore  të ngushtë në udhëtim te Udinese në kuadër të javës së 35-të në Serie A.

“Neurazzurët” kanë triumfuar 1:2 në “Dacia Arena” me dy golat e pjesës së parë, shkruan Demokracia.com.

Ivan Perisiq kaloi Interin në avantazh në minutën e 12-të, për ta dyfishuar më pas Lautaro Martinez gjashtë minuta pa përfunduar koha e rregullt e 45 minutave të para.

Udinese u mundua të rikthehet në lojë në minutën e 72-të kur Pussetto ngushtoi shifrat dhe e “vulosi” epilogun e këtij takimi.

Interi me këto tri pikë vazhdon të mbetet në pozitën e dytë me 75 pikë, dy më pak se Milani që ka 77 në vendin e parë./Demokracia.com/

Të ngjashme