Lajme
Interesim i madh i mediave për Martin Berishaj i cili është duke u marrë në pyetje nga një prokuror special
Demokracia
14:43 | 29 Mars 2024

Share:

Ambasadori i Kosovës në Zagreb, i dyshuar për tri vepra penale, tash e 6 orë është duke u marrë në pyetje nga një prokuror special, shkruan Demokracia.com.

Pasi është mësuar se Berishaj ndodhët në prokurori, një numër i madh i mediave është duke e pritur që disa orë atë para ndërtesës.

Mësohet se Berishaj është i shoqëruar nga avokati mbrojtës i tij, Tomë Gashi.

Berisha po hetohej në Kosovë për tri vepra penale: shpëlarje parash, shmangie nga tatimi dhe fshehje të pasurisë. Megjithëkëtë, vazhdoi të përfaqësonte Kosovën në Kroaci.

Dyshimet janë se afaristi Martin Berishaj nëpërmjet kompanisë së tij, “MB Consulting”, me filial në Mal të Zi ka bërë transaksione të dyshimta me elemente të shumta të shpëlarjes së parave.

Veprimtaria e biznesit “MB Consulting” të ambasadorit Martin Berishaj, dyshihët se është kryer duke iu shmangur tatimeve në Kosovë për pesë vite me radhë.

Ai dyshohet se ka transferuar rreth 600 mijë euro kesh nga xhirollogaria e tij bankare në Mal të Zi për tek politikani slloven, Robert Golob, kryetar i Partisë së Lirisë. Afera e dyshimtë për shpëlarje parash është zbuluar dhe transmetuar nga televizioni Planet TV. Hulumtimi bazohet në dokumente. /Demokracia.com/

Të ngjashme