Sport
Inter – Juventus, mësohet stadiumi dhe data kur zhvillohet finalja e Kupës së Italisë
Demokracia
10:47 | 21 Prill 2022

Share:

Interi dhe Juventusi do të takohen në finalen e madhe të Kupës së Italisë në futboll.

“Neurazzurët” triumfuan në gjysmëfinale përballë rivalit lokal Milanit me rezultat të përgjithshëm 3:0.

Juventusi kishte punë më të lehtë në gjysmëfinale ku eliminoi me rezultat të përgjithshëm 3:0 Fiorentinën.

Kësisoj, dy rivalët e vjetër të futbollit italian ballafaqohen në finalen e madhe të 11 majit.

Sfida finale do të zhvillohet si zakonisht në “Olimpico” në kryeqendrën italiane, në Romë./Demokracia.com/

Të ngjashme