Auto&Tech
Instagram vjen me një opsion të ri interesant
Demokracia
07:42 | 30 Mars 2022

Share:

Nga të gjitha aplikacionet Meta, WhatsApp dhe Instagram duket se marrin më shumë përditësime. Tani një veçori interesante mund të arrijë në Instagram.

Tani storieve mund t’i përgjigjeni edhe me zë.

Ky funksion u vu re nga një inxhinier softuerësh, Alessandro Paluci, i cili e postoi lajmin në Twitter. Në foton e publikuar nga Paluci, vërejmë se në zonën e mesazheve, në të djathtë, ngjitur me përgjigjen GIF, ndodhet një ikonë e mikrofonit, e cila do t’i lejojë përdoruesit t’i përgjigjen Stories me mesazh zanor, përveç dërgimit të GIF-ve, ose të mesazheve.

Instagram nuk ka konfirmuar ende nëse kjo veçori do të arrijë në aplikacion, por duket se ka një shans të madh për këtë. Prandaj, mos u habitni nëse e merrni këtë veçori brenda pak ditësh.

Të ngjashme
Auto&Tech • 07 Maj 2024