Sport
Iniesta pritet të ndryshojë ekip në verë
Demokracia
13:38 | 06 Maj 2023

Share:

Në moshën pothuajse 39-vjeçare, Andrés Iniesta nuk pritet të qëndrojë në Vissel Kobe sezonin e ardhshëm. Ai po mendon të përjetojë një përvojë të re jashtë Japonisë.

Ende në Japoni, Andrés Iniesta mund të ndryshojë ambient këtë verë, transmeton Gazeta Express.

Sipas shtypit vendas, mesfushori spanjoll mund të jetë duke luajtur ndeshjet e tij të fundit me Vissel Kobe.

Ndërsa ai do të jetë 39 vjeç, kampioni i botës 2010 ka oferta nga klube në Lindjen e Mesme dhe Shtetet e Bashkuara.
Me mbërritjen në Japoni në vitin 2018, Iniesta u mësua mjaft mirë me futbollin vendas, ku luajti 132 ndeshje në total 26 gola dhe 25 asistime.

Por prej disa kohësh mesfushori po përdoret gjithnjë e më pak nga trajneri i tij, i cili favorizon një stil loje fizike.

Sipas kontratës deri në vitin 2024, ish-lojtari i Barcelonas mund të luajë ndeshjen e tij të fundit me Vissel më 6 qershor, gjatë një ndeshjeje miqësore kundër ish-klubit të tij, ku pritet t’i bëhet një nderim.

Të ngjashme