Sport
Iniesta jep lajmin e madh për tifozët “katalunas”: Xavi është gati ta drejtojë Barcelonën
Demokracia
17:25 | 21 Shtator 2021

Share:

Me rastin e 25 vjetorit të arritjes së tij në La Masia, mesfushori spanjoll, Iniesta ka dhënë një intervistë për “Goal.com”, në të cilën ai ka analizuar ngjarjet e ish-klubit të tij, Barçës dhe sheh ish-shokun e tij të skuadrës të gatshëm për të marrë stolin e Barcelonës.

Me të ardhmen e Koeman në dyshime pas humbjes kundër Bayernit dhe barazimit kundër Granadas në “Camp Nou”, Iniesta u pyet nëse ish-bashkëlojtari I tij, Xavi është i gatshëm për ta zëvendësuar Koemanin në gjashtë muaj, një vit apo pesë, Iniesta nuk dyshon në këtë.

“Unë mendojë kështu. Nëse pyesni nëse e imagjinoj Xavi në stolin e Barçës, pa e keqinterpretuar atë që ju thoni se duhet të jetë tani, të gjithë do të pajtoheshin që po. Sidomos sepse ai ka qenë duke u përgatitur dhe është stërvitur. Ai ka besimin për ta përballuar atë sfidë”, tha ai.

Mesfushori, gjithashtu e bën të qartë se ai do të donte që Koemani të vazhdonte përpara sepse ai mori stolin në një kohë shumë të vështirë.

“Trajneri i Barçës e di se ai është gjithmonë i predispozuar për të gjitha situatat. Në momentin që hyri trajneri, është e qartë, nuk ishte e lehtë, as tani. Gjithçka ka nevojë për periudhën e saj. Shpresoj se është me fat dhe ekipi e gjen atë linjë dhe ndjenja të mira, që me siguri do ta bëjë ”, theksoi Iniesta.

 

Të ngjashme