Sport
Inicohet procedurë disiplinore ndaj Cales, pasi i rrezikoi shëndetin futbollistit të Ferizajt
Demokracia
16:37 | 12 Prill 2023

Share:

Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës ka inicuar procedurë disiplinore ndaj futbollistit të Gjilanit, Elton Cale Pereira Gomez për ndeshjen kundër Ferizajt.

Sipas njoftimit, mesfushori brazilian Cale bëri ndërhyrje të ashpër ndaj lojtarit kundërshtar në minutën e 58-të duke rrezikuar edhe shëndetin e tij.

Cale ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt nga gjyqtari Alban Shala i cili e konfirmoi vendimin e tij edhe me sistemin VAR.

“Inicim disiplinor ndaj: Lojtarit të SC ” Gjilani” , Elton Pereira Gomez nr fanelle 11 dhe nr id 024457M88. MOTIVI: Në min 58 pas një ndërhyrje ndaj lojtarit kundërshtar që ka rrezikuar shëndetin e tij, ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ferizaj-Gjilani”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Ferizaj triumfoi 2:0 kundër Gjilanit në takimin e zhvilluar fundjavën e kaluar në kuadër të javës së 28-të kampionale.

Ferizaj me atë fitore shkoi në kuotën e 31 pikëve në vendin e shtatë. Ndërsa Gjilani mbeti i treti me 40 pikë.

 

Të ngjashme