Sport
Incidenti i tifozëve të Vushtrrisë në ndeshjen e barazhit, Komisioni Disiplinor merr këtë vendim
Demokracia
13:29 | 09 Qershor 2022

Share:

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës ka dënuar klubin e Vushtrrisë pas incidenteve të shkaktuara nga tifozët e saj në ndeshjen e barazhit kundër Malishevës në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Vushtrria është dënuar me dy ndeshje zyrtare sipas rradhës në fushën e vetë pa praninë e shikuesve, ndërsa janë obliguar ta paguajnë dëmin e shkaktuar në stadium.

Në minutën 77-të deri sa po pregaditej ekzekutimi i penalltisë nga FC  Malisheva tifozët e FC Vushtrria të vendosur në tribunën jugore, kapin, tërheqin dhe zhvendosin rrjetën nga porta duke e pamundësuar vazhdimin e kohës së mbetur të lojës, në të njëjtën kohë kishin dëmtuar (hequr) 72 copë ulëse nga e njëjta tribunë, shumica e tyre  janë hedhur në fushën e lojës për çka ishte ndërprerë ndeshja për 15 minuta.

Në ato momente për shkak të agresivitetit në rritje dhe me qëllim të vazhdimit të lojës së mbetur nga policia është kërkuar të zbrazet tribuna jugore.

Vushtrria pësoi 1:3 në atë përballje dhe nuk arriti të inkuadrohej në elitën e futbollit kosovar./Demokracia.com/

Të ngjashme