Lajme
Inaugurimi i presidentit amerikan: 10 fakte që mund të mos i keni ditur për Joe Biden
Demokracia
11:11 | 20 Janar 2021

Share:

Presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka kaluar një jetë të tërë në politikë, 36 vite në senat dhe tetë vite duke i shërbyer administratës së Obamës.

Por, çfarë duhet të dini për Presidentin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës?

Demokracia.com iu sjell 10 fakte interesante për Joe Biden.

1.Kur ishte fëmijë ai kishte problem me belbëzim

Biden kaloi fëmijërinë e tij në Scranton, Filadelfia, para se të transferohej në Wilmington, Delaware kur ai ishte 10 vjeç. Në shkollë, shokët e klasës e përqeshnin atë sepse ai belbëzonte. Ata do ta quanin ‘bye-bye’ kur ai përpiqej të thoshte mbiemrin e tij.

2. Z. Biden luajti futboll në shkollë të mesme

Presidenti Biden, luajti futboll Amerikan në Archmere Academy. Ai ishte një lojtar mjaft i zoti.

3.Ai u thirr për Luftën e Vietnamit por dështoi në testimin mjekësor

Biden përfundoi shkollën juridike në Universitetin e Sirakuzës dhe më pas u thirr për shërbim në Luftën e Vietnamit. Por ai dështoi në testimin mjekësor për shkak të astmës së tij.

4.Biden është presidenti më i moshuar i inauguruar ndonjëherë

78 vjeçari, Joe Biden është presidenti më i moshuar në historinë e presidentëve amerikanë.

5. Ai kandidoi për herë të parë për president në 1987, ndërsa në vitin 2008 kandidoi për president për herë të dytë

Biden u tërhoq dhe u bë shoku i kandidatit për Barack Obama.

6.Ai pësoi tragjedi familjare

Biden humbi gruan e tij të parë Neilia dhe vajzën e vogël Naomi në një aksident automobilistik në vitin 1972. Dy djemtë e tij Beau dhe Hunter ishin gjithashtu në makinë por mbijetuan. Djali i tij i madh Beau, vdiq nga kanceri i trurit në vitin 2015.

7.Filmi i tij i preferuar është “Chariots of Fire”

Në një intervistë të vitit 2008, Demokrati tha: ” Chariots of Fire ” është ndoshta filmi im i preferuar për shkak të përmbajtjes që ka filmi.

“Është një vend ku dikush vendos famën dhe lavdinë personale pas parimeve. Kjo për mua është shenjë e heroizmit të vërtetë”, tha Biden.

8.Joe Biden pëlqen akulloren

Biden ka pranuar që kënaqet me një lugë akullore. Në komentet e vitit 2016, ai tha: “Emri im është Joe Biden dhe unë e dua akulloren”. Ai shtoi: “Unë nuk pi. Nuk pi duhan. Por unë ha shumë akullore. ”

9.Ai bleu një qenush në vitin 1967 për gruan e tij të parë Neilia dhe e quajti atë ‘Senator’

Biden tani ka dy qen, të quajtur Major dhe Champ.

10.Z. Biden u martua për herë të dytë më 1977 me Jill Tracy Jacobs, gruan e tanishme

Çifti u takua në vitin dhe Z. Biden duhej t’i propozonte pesë herë para se ajo të pranonte të martohej me të.

Biden shpesh, me krenari, i referohet vetes si “burri i Jill Biden”.

Rikujtojmë se Joe Biden fitoi zgjedhjet në n+ntor t+ vitit t+ kaluar, duke mposhtur kandidatin Donald Trump./Demokracia.com

Të ngjashme