Kuriozitete
Iluzioni optik që ka hutuar përdoruesit e rrjeteve sociale, cilën kafshë po e shihni?
Demokracia
17:19 | 27 Mars 2022

Share:

Një iluzion optik ka hutuar përdoruesit e rrjeteve sociale, pasi pretendon se po shohin lloje të ndryshme të kafshëve.

Fillimisht pretendonin se kjo fotografi, mund t’ju ndihmojë të kuptoni dy anët e trurit tuaj dhe pjesën cila është më dominuese.

Nëse e shihni peshkun, kjo do të thotë se dominon ana e djathtë, por nëse e shihni sirenën – dominuese është ana e majtë.

Megjithatë fotografia është bërë virale, pasi shumica e njerëzve shohin një kafshë krejt tjetër. Komediani David Baddiel tha se me sa duket bëhet fjalë për një gomar.

E kolegu i tij Jonathan Ross nuk është pajtuar me të.

“Bëhet fjalë për një fokë të trashë që qëndron shtrirë – ti je gomari”, shkroi ai me një dozë shakaje.

Të ngjashme