ShowBiz
Iliri flet për ofertën e Donaldit që t’i bashkohet në iniciativën humanitare
Demokracia
15:58 | 22 Shkurt 2022

Share:

Edhe pas përfundimit të Big Brother VIP, ish-banorët po vazhdojnë të komentohen për rrugëtimin e tyre brenda shtëpisë së famshme.

Dy prej ish-banorëve më të përfolur ishin balerini, Ilir Shaqiri i cili u shpall fitues i këtij edicioni dhe aktori Donald Veshaj që doli i dyti.

Menjëherë pas finales së BB VIP, ishte Donaldi ai që përmes një postimi në Instagram, tha se pavarësisht që nuk u shpall fitues dhe nuk u shpërblye me 100 mijë euro, ai këto para do të dhurojë nga xhepi i tij për të ndërtuar katër shtëpi për njerëzit në nevojë.

Tutje, Veshaj ftoi që në iniciativën e tij të i bashkohet edhe Iliri, i cili nuk ka reaguar menjëherë ndaj kësaj oferte të aktorit deri së fundmi.

Ai këtë e bëri në një prononcim për “Shqipëria Live”, Iliri ka folur rreth kësaj teme, duke u shprehur se nuk planifikon t’i bashkohet Donaldit në këtë iniciativë, por ka në plan të ndërtojë një akademi në Tiranë, që ofron bursa falas.

“Secili në këtë jetë merr nismat e veta, unë ia urojë Donaldit gjitha të mirat, dhe mbi të gjitha që të ia dalë në jetë sepse unë kam besim se Donaldi dikur do të jetë dikush, unë e kam konsideruar çun me talent dhe kreativ. Sa i përket nismave unë mendoi se secili e bën në mënyrën e vet, ka kush ngreh tulla, ka kush u jep njerëzve të hanë, Iliri preferon të mbush shpirtin me art, qëllim im është të hap një akademi në Tirani, ku 100 talent të kenë mundësin për pesë vite të studiojnë falas me mësuesit më të mirë që janë në Itali”, ka thënë Iliri.

Tutje balerini u shpreh se ai nuk ka komunikuar më me aktorin që pas përfundimit të BB VIP.

“Nuk kam folur me Donaldin, ndoshta po ndodh ajo që kisha parashikuar unë që i kam thënë se ne jashtë nuk do të kishim miqësi dhe kontakt me njëri-tjetrin”, u shpreh Shaqiri. /Telegrafi/

Të ngjashme