Sport
Igli Tare nis punën për shitjen e Vedat Muriqit te ky klub
Demokracia
13:23 | 30 Maj 2022

Share:

Igli Tare e ka vërtetuar me kohë se kur vjen puna për biznes, vështirë se mund t’ja kalojë njeri.

Shqiptari prej vitesh është siguruar që të afrojë te Lazio talentë, duke shpenzuar fare pak ose aspak dhe nga ana tjetër është siguruar që më pas t’i shesë me shifra të konsiderueshme dhe të mbushë arkat e klubit.

Momentalisht Tare është duke punuar për shitjet e dy lojtarëve, Denis Vavro dhe sulmuesit të kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqit.

Sllovaku pritet që kësaj vere të kalojë në pronësi të Copenhagen, ku ndodhet që nga janari në formë huazimi.

Ndërsa Muriqi do të kalojë në pronësi të Mallorcas, me të cilën u bashkua në janar dhe ku duket se ka gjetur veten mjaft mirë, ndryshe nga periudha kur ishte te Lazio, e cila mund të konsiderohet si një nga më depresivet për 28-vjeçarin.

Nga këto dy shitje, Tare pritet që të shtojë në arkat e Lazios rreth 15 milionë euro, ndërsa vlera në treg e dy lojtarëve në fjalë momentalisht nuk shkon më shumë se 9 milionë euro, të dy bashkë.

Të ngjashme