Lajme
Identifikohet e dyshuara që vodhi 30 mijë euro, një pjesë e parave i kthehen pronarit
Demokracia
12:35 | 23 Shtator 2022

Share:

Policia e Kosovës, stacioni policor në Prizren, më 13 shtator është njoftuar për një vjedhje të rëndë në vlerë 30 mijë euro.

Ndërsa, këtë të premte, policia ka bërë të ditur se ka arritur që të identifikojë një grua të dyshimtë dhe kanë arritur që t’i gjejnë edhe 14 mijë euro

“Policët hetues kanë vazhduar hetimet në ditët në vazhdim dhe me datë 22.09.2022 kanë arrit që ti gjejnë edhe 9400 euro (nëntëmijë e katërqind )”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Klankosova.tv.

Pas intervistimit të dyshimtës, me urdhër të prokurorit rasti shkon me procedurë të rregullt, ka bërë të ditur policia.

Të ngjashme