Sport
Ibra i papërmirësueshëm: Me Ferrarin e tij “thumbon” Ronaldon e Lukakun
Demokracia
21:41 | 07 Shkurt 2021

Share:

Zlatan Ibrahimovic vazhdon të mbetet i zakonshmi. Sjell skena që vetëm ai di, shkruan Demokracia.com.

Pas dy golave të sotëm, sulmuesi kuqezi, ka postuar në rrjetet sociale një foto me Ferrarin e tij në rrugët e Milanos.

Natyrisht, foto ishte e vjetër por mesazhi ishte i qatë dhe kishte një kuptim.

“Goli i 500-të? Do të thotë që kam shënuar disa gola në karrierën time, gjëja e rëndësishme është të vazhdoj, të ndihmoj ekipin në mënyrën më të mirë. Detyra ime është të krijoj situata për të shënuar dhe të realizoj”, ka shkruar Ibrahimovic, që për shumëkënd ky mesazh i ishte drejtuar Ronaldos e Lukakut. /Demokracia.com.

Të ngjashme