Sport
Ia solli pikët e plota ekipit në “frymën e fundit”, talenti i United feston në stilin e Messit
Demokracia
20:46 | 13 Nëntor 2022

Share:

Manchester United ka shënuar fitore të vështirë dhe tejet dramatike në udhëtim te Fulhami, në kuadër të xhiros së 16-të në Premierligë.

“Djajtë e Kuq” triumfuan 1:2 me Fulhamin në stadiumin “Craven Cottage” në Londër, me golin e fitores të realizuar në minutën e fundit të shtesës nga talenti i kësaj skuadre, Alejandro Garnacho.

18-vjeçari nga Argjentina përfitoi në zonë nga një asistim i Eriksen dhe me një goditje të saktë tundi rrjetën e Fulham.

Festa ishte e madhe nga Garnacho, por edhe nga gjithë bashkëlojtarët, stafi dhe tifozët e Man United.

Ajo që ra në sy ishte se Garnacho zgjodhi festën ikonike të Lionel Messit kundër Real Madridit në kohën sa ishte pjesë e Barcelonës, teksa mbante fanellën e tij lart para tifozëve.

GOLI dhe FESTA e futbollistit:

Të ngjashme