Kuriozitete
I sëmurë dhe i dobët, diktatori i Koresë së Veriut shfaqet në gjendjen më të keqe ndonjëherë
Demokracia
08:41 | 20 Dhjetor 2021

Share:

Kim Jong-un dukej i sëmurë dhe më i dobët në një paraqitje të fundit televizive – e cila pasoi një mungesë njëmujore të paraqitjeve publike – duke ringjallur thashethemet shëndetësore që kanë ndjekur gjithnjë diktatorin koreano-verior.

Despoti priti një shërbim të madh përkujtimor kombëtar për të shënuar 10-vjetorin e vdekjes së babait të tij, ish-udhëheqësit Kim Jong-Il, i cili u zhvillua jashtë Pallatit të Diellit Kumsusan në kryeqytetin Phenian.

“The Sun” raporton se Kim, 37 vjeç, u pa duke u përkulur para një portreti të madh të babait të tij, duke qëndruar në një platformë me pamje nga ajo që dukej se ishin mijëra njerëz në terrenin e pallatit.

Imazhet tregojnë Kim, i cili ka qenë në pushtet për 10 vjet që nga vdekja e babait të tij, u duk i pakënaqur dhe më i dobët se zakonisht pasi nuk bëri asnjë dalje publike kohët e fundit, gjë që është jashtë karakterit për tiranin.

Në nëntor, Kim vizitoi një projekt “qyteti rural model utopik” në veri të vendit, dhe më parë ai nuk ishte parë që nga ekspozita e raketave dhe armëve të mbajtur në fillim të tetorit, që është mungesa e tij më e gjatë nga jeta publike në shtatë vjet.

Raportohet se diktatori ka humbur rreth 20 kilogramë këtë vit, gjë që ka ndezur spekulime për shëndetin e tij dhe nëse ai po lufton apo jo një lloj sëmundjeje.

Të ngjashme
Kuriozitete • 15 Maj 2024