Lajme
I përkeqësohet gjendja Daçiqit| Albright është dënuar nga Zoti, fajtore për vdekjen e serbëve
Demokracia
11:10 | 24 Mars 2022

Share:

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivicia Daçiq në eskalimin e tij të fundit ka fajësuar ish-sekretaren amerikane, Madeleine Albright për vdekjen e shumë serbëve.

Këto deklarata ai i ka bërë pas vdekjes së Albright, të mërkurën, derisa siç duket nuk është në gjendje të mirë pasi deklaroi se atë e ka dënuar Zoti, përcjell Demokracia.com.

“Disa njerëz nuk e kanë marrë këtë dënim tokësor dhe kam thënë edhe më parë se do t’u bjerë dënimi i Zotit. Shpresoj që Zoti t’ia falë të gjitha krimet që ka bërë ndaj popullit serb dhe shtetit serb. Ne nuk do ta kujtojmë atë”, tha Daçiq dhe derisa shtoi se Albright ishte një nga fajtorët e drejtpërdrejtë për bombardimin e vendit tonë.

Daçiq e ka vazhduar edhe më tutje deklaratën e tij skandaloze, duke thënë se “askush nuk duhet të gëzohet për vdekjen e askujt, por unë mendoj se Albright është përgjegjëse për vdekjen e një numri të madh të njerëzve tanë dhe civilëve, ushtarëve dhe policëve që nuk janë fajtorë për asgjë”.

Albright ka vdekur të mërkurën në moshën 84 vjeçare, përcjell Demokracia.com.

Vdekja e saj është konfirmuar përmes një letre që është dërguar te stafi i grupit Albright Stonebridge, një kompani e krijuar nga vet ajo.

Gjatë kësaj kohe, ajo ka qenë kryetare e bordit të politikave të mbrojtjes në Shtëpinë e Bardhë.

Albright në kohën sa ka qenë sekretare e SHBA-së, ka qenë faktor kryesor për bombardimin e NATO-s kundër Serbisë, përcjell Demokracia.com.

Ajo ka luajtur një rol kyq edhe në bisedimet e Rambujesë. Ish-sekretarja amerikane, edhe pas pensionimit nga politika, ka vazhduar mbështetjen për shtetit e Kosovës.

Në vitin 2019, Albright kishte vizituar Kosovën në një pritje të organizuar nga presidenti i atëhershëm, Hashim Thaçi, ku ishte zbuluar edhe statuja e saj në Prishtinë./Demokracia.com/

 

Të ngjashme