Lajme
I caktohet masa e paraburgimit personit që e kërcënoi me vdekje Vuçiqin
Demokracia
12:18 | 18 Prill 2022

Share:

Gjykata e Lartë në Beograd i ka caktuar masën e paraburgimit deri në 30 ditë një personi me inicialet N.S. nga Beogradi, i cili përmes një postimi në Instagram ka kërcënuar me vdekje presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ai gjatë fundjavës ushte marrë në pyetje në prokurori, ku siç raportojnë mediat serbe ka pranuar që ka kryer krimin.

Mirëpo, këtë veprim e kishte arsyetuar  me faktin që s’ka përdorur terapinë e përshkruar nga mjeku.

N.S. kishte publikuar në Instagram një këngë, ku bënte thirrje për vrasjen e Vuçiqit.

LEXO EDHE:

Arrestohet personi i cili e kërcënoi me vdekje Aleksandër Vuçiqin

Të ngjashme