Lajme
Huqje e madhe nga Zyra e Kryeministrit, e bëjnë kontigjentin gjerman të KFOR si “më të madhin në Kosovë”
Demokracia
11:17 | 19 Dhjetor 2023

Share:

Kontigjenti gjerman në Forcën Paqembajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR) numëron rreth 70 trupa ushtarakë dhe është thënë nga zyrtarë shtetërorë gjermanë se mund të shkojë në të ardhmen deri në 200, por Zyra e Kryeministrit në një njoftim për media ka dalë me një huqe të madhe duke e bërë kontigjentin gjerman të KFOR-it si “më i madhi në Kosovë”.

Në fakt, aktualisht, nga 4 mijë e 900 trupa aktualë të stacionuar në Kosovë, kontigjenti gjerman përbën jo më shumë se 1.42% me 70 pjesëtarë, dhe s’është as afër të qënit kontigjenti më i madh.

Madje edhe kontigjenti shqiptar është më i madh se ai i Gjermanisë, ku vetëm Shqipëria aktualisht ka afro 90 trupa në Kosovë.

Por, Zyra e Kryeministrit me ç’duket – përkatësisht shkruajtësi i komunikatës – nuk e ka pasur idenë se çfarë po shkruan.

Kontigjenti më i madh është ai italian me 869 trupa, pastaj ai Mbretërisë së Bashkuar me 641 pas shtimin të kohëve të fundit të trupave britanikë; për t’u pasuar nga trupat amerikane me 593, dhe ato hungareze me 433.

Në takimin e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me Sekretaren Parlamentare të Shtetit në Ministrinë Federale të Mbrojtjes së Republikës së Gjermanisë, Siemtje Möller, ZKM nxorri komunikatë ku shkroi se “Bundeswehr ka luajtur për sigurinë e vendit përmes misionit të KFOR-i në Kosovë dhe ngritjes së kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Kontingjenti i KFOR-it gjerman vazhdon të jetë më i madhi në Kosovë”.

Të ngjashme