Sport
“Huqja” e madhe e faqes së Ballkanit, e ngatërron Ligën e Konferencës me Ligën e Evropës
Demokracia
17:19 | 04 Tetor 2022

Share:

Ballkani do ta zhvillojë të enjten ndeshjen e radhës në fazën grupore të Ligës së Konferencës.

Skuadra nga Suhareka do të ndeshet me Sivassporin në “Eylul” me fillim nga ora 18:45.

Ndeshja në fjalë është e vlefshme për grupin G.

Klubi i Ballkanit ka publikuar tashmë orarin e katër ndeshjeve të radhës në Ligën e Konferencës.

Por, suharekasit e kanë “ngatërruar” kompeticionin e Ligës së Konferencës, aty ku marrin pjesë, me atë të Ligës së Evropës.

“Katër ndeshjet e radhës në Ligën e Evropës”, shkruhet në njoftimin e Ballkanit në rrjetin social “Facebook”./FrontOnline

Të ngjashme