ShowBiz
Humbi krahët dhe njërën këmbë në moshën 6-vjeçare, sot është një modele e mrekullueshme
Demokracia
19:27 | 26 Janar 2023

Share:

Një e re nga Ekuadori dëshmon se një person duhet të vazhdojë të luftojë pavarësisht vështirësive që has, pasi humbi krahët dhe njërën këmbë në një incident, ajo gjithsesi arriti të bëhet një modele e kërkuar.

26-vjeçarja Victoria Salcedo në moshën 6-vjeçare preku një tel korenti dhe u godit nga rryma, duke shkuar në spital. Aty, sipas nypost.com, mjekët ia prenë krahët dhe këmbën e majtë.

Që atëherë, vajza mund të ketë pasur një kohë të vështirë, por ajo ka mësuar të përdorë këmbën e saj të djathtë për të kryer detyrat e përditshme si ushqimi, larja e flokëve dhe aplikimi i grimit. Më pas, ajo vendosi një protezë në këmbën e majtë dhe filloi të stërvitet intensivisht.

Kështu, në moshën 19-vjeçare, ajo u pikas aksidentalisht nga një agjent modelingu dhe rezervoi një set fotografik, i cili i ndryshoi jetën. “Kurrë nuk kam menduar se do të isha një person me ndikim për njerëzit e tjerë”, tha ajo.

Madje, në vitin 2021 ajo mori pjesë në konkursin e Miss Ekuadorit dhe sqaroi se “nuk shkova atje për t’u pranuar. Shkova atje për të përfaqësuar vendin tim, për të përfaqësuar veten si grua, për të përfaqësuar veten si shpirt, si një formë tjetër bukurie”.

Të ngjashme
ShowBiz • 05 Maj 2024