Sport
Humbi djalin para tri ditësh, Ronaldo rikthehet për herë të parë në stërvitje te Man United
Demokracia
16:15 | 20 Prill 2022

Share:

Dita e hënë është një nga ditët më të errëta të Cristiano Ronaldos, i cili njoftoi humbjen e njërit prej binkjakëve të porsalindur, më saktësisht humbjen e të birit, partnerja e tij, Georgina Rodriguez, solli në jetë vetëm vajzën e cila është shëndoshë e mirë.

Një tragjedi që pushtoi familjen e portugezit, ku e gjitha bota ishte në mbështetje të tij në këtë moment të vështirë, ndërsa në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Liverpool, Ronaldo ishte lënë pushim nga Manchester United.

Ndërsa, Ronaldo është kthyer sot në stërvitje në Carrington dhe ka kryer përgatitjet e plota me ekipin, njoftojnë mediat angleze.

Ai u fotografua në pjesën e pasme të një makine, teksa po mbante kufje në vesh, gjatë rrugës për t’iu bashkuar grupit të skuadrës./Demokracia.com/

Të ngjashme