Lajme
Hulumtim i UBO-s| Mbi 97% e qytetarëve kërkojnë uljen e taksave për ta përballuar inflacionin
Demokracia
20:54 | 16 Dhjetor 2022
Ilustrim

Share:

Emisioni EURO n’7 ka përfshirë disa pyetje në kuadër të OMNIBUS-it që realizohet çdo tre muaj nga UBO CONSULTING dhe ka nxjerrë të dhëna shqetësues për rrjedhat ekonomike të vendit.

Të gjitha partitë politike në vend kanë dhënë propozime të ndryshme për përballjen me inflacionin e lartë dhe asnjë nga to nuk është marr parasysh nga qeveria, duke i cilësuar ato si propozime joadekuate.

Ndërsa të dhënat e dala nga hulumtimi i fundit i bërë nga UBO CONSULTING për nevoja të emisionit EURO n’7, tregojnë se pikërisht për këto propozime, uljen e TVSH dhe akcizës në produkte bazë, kanë votuar mbi 97% e qytetarëve.

Sipas njohëseve të ekonomisë, këto shifra empirike, janë dëshmi se ulja e TVSH dhe akizës kanë qenë mundësia më e mirë për t’i ulur çmimet dhe përballjen me inflacion.

Valon Prestreshi, ekonomist, pohon se qytetarët në këtë hulumtim kanë treguar se qeveria nuk ka arritur t’i kuptoj nevojat e tyre, ndërsa që tendenca e qeverisë për të hedhur poshtë këto propozime duke hartuar një ligj për kontroll të çmimeve ka dështuar.

Në anën tjetër Mustaf Kadrijaj, profesor i ekonomisë, pohon se këto të dhëna tregojnë se edhe në vitet e 70-ta “shoku Enver” është lavdëruar se ka partinë e fort por popullin shumë të varfër.

Emisioni KËTU.

Të ngjashme