Lajme
Hoxha tregon sesi bordi i ri mbylli sytë për shkeljen e Ahmetxhekajt, gjersa të tjerët u ndëshkuan
Demokracia
13:21 | 21 Mars 2022

Share:

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Radiotelevizionit të Kosovës Fadil Hoxha, ka publikuar në profilin e tij në facebook disa dokumente për parregullësitë brenda mediumit publik.

Në këto dokumente zyrtare mund të shihet se si redaktori Shkumbin Ahmerxhekaj i kërkon pushim një vjeçar pa pagesë drejtorit Ngadhnjim Kastrati, me arsyetimin se do të punojë në një medium tjetër.

Ky pushim i ishte ndërprerë Ahmetxhekajt me kërkesë të tij, brenda gjashtë muajsh. Hoxha ka treguar se ndërprerja e pushimit pa pagese nuk parashihet në asnjërën prej rregulloreve të RTK-së.

“Edhe pse pushimi pa pagesë miratohet për një periudhë njëvjeçare, ai ndërpritet pa u bërë gjashtë muaj, me kerkese te z. Ahmetxhekaj drejtuar ish drejtorit Ngadhnjim Kastrati. Megjithëse në kërkesë nuk jepet asnjë arsyetim nga z. Ahmetxhekaj, ajo miratohet nga ish drejtori Kastrati. Ndërprerja e pushimit pa pagese nuk parashihet në asnjëren prej rregulloreve të RTK-së. Bordi aktual i RTK-së është informuar me kohë për këtë veprim”, ka treguar Hoxha.

Të ngjashme