Lajme
Hoxha përshëndet deputetët e VV-së me “Zdravo”
Demokracia
10:57 | 13 Korrik 2023

Share:

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka përshendetur deputet e VV-së dhe zyrtaret qeveritar në gjuhen serbe me “Zdravo”.

Në seancën e sotme, duke komentuar përgjimet e Nacionale, Hoxha ka thënë biseda që dëgjohet në përgjime është skandaloze.

“Përshëndetje për të gjitha kolegët opozitar, zdarvo juve kolegë të VV-së dhe Qeverisë. Këto ditë mediat publikuan audio-incizimin të cilat zbardhin komunikimin dhe raportet e pushtetit të Albin Kurtit me Listën Serbe dhe Milan Rajdojqicit”, ka thënë ajo.

Sipas saj, edhe qytetarët janë tronditur me këtë përgjim.

“Qytetarët janë shokuar nga jo që kanë dëgjuar, sa tronditës është nënshtrimi ndaj Sllavko Simicit dhe Radojqicit për punët elementare të këtij kuvendi. Po aq tronditës është edhe çarja e hallit me punëtorin e Radojqiti për çështje te interesit shtetëror”, ka thënë Hoxha.

Ajo ka thënë se biseda që dëgjohet në përgjime është fyerje për qytetarët e Kosovës.

Sipas saj, aty fyhen në mënyrë të turpshme, heroi i Kosovës, Enver Zyberi, ish-komandanti i UÇK-së, Ramush Haradinaj, dhe shumë figura opozitare.

Në adresimin e saj, ajo ka kërkua që vendi sa më parë duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Të ngjashme