Lajme
Hovenier dënon sulmin ndaj policëve në veri, fton për shmangie të spekulimeve
Demokracia
16:33 | 15 Prill 2022

Share:

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, ka dënuar sulmin e sotëm ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit.

Hovenier ka shkruar në rrjetin social “Twitter” se ambasada amerikane është thellësisht e shqetësuar për sulmin me armë zjarri ndaj autoriteteve sovrane të Kosovës, përcjell Demokracia.com.

“Ambasada e SHBA-së është thellësisht e shqetësuar nga raportimet për të shtëna me armë zjarri dhe hedhje gurë ndaj zyrtarëve policorë të Kosovës afër Zubin Potokut. Këto sulme ndodhën kur autoritetet sovrane përgjegjëse për ruajtjen e paqes dhe sigurisë po kryenin detyrat e tyre zyrtare”, ka shkruar ai.

Hovenier me tej ka shkuar se e dënojnë dhunën ndaj policisë së Kosovës dhe ka tërhequr vërejtjen kundër spekulimeve për ngritjen e tensioneve.

“Ne e dënojmë fuqishëm këtë dhunë të papranueshme, të pajustifikueshme. Zyrtarët e zbatimit të ligjit janë përgjegjës për hetimin e situatës. Ne tërheqim vërejtjen kundër spekulimeve që do të rrisin tensionet dhe do të dënojmë çdo përpjekje për të penguar këtë punë thelbësore”, ka shkruar Hovenier.

Për tri ditë rresht (13-15 prill), oficerët e Policisë së Kosovës janë sulmuar në pikëkalimin kufitar me Serbinë. Dje dhe sot në mëngjes breshëri plumbash dhe një granatë dorë është hedhur në drejtim të policisë. Policia e Kosovës thotë se kanë identifikuar se sulmet e djeshme vijnë nga Serbia.

Për t’i kryer këto sulme u përdorën iriqë metalikë, automatikët AK-47, granatat e dorës, e armë të tjera./Demokracia.com/

LEXO EDHE:

BE-ja i kërkon qeverisë të mos bëjë “spekulime të panevojshme” për sulmin ndaj policisë në veri

LAJMI I FUNDIT| Sulmi i armatosur ndaj policëve në veri, nga KFOR-i flasin për Demokracia.com

Të ngjashme