Lajme
BE-ja i kërkon qeverisë të mos bëjë “spekulime të panevojshme” për sulmin ndaj policisë në veri
Demokracia
15:47 | 15 Prill 2022

Share:

Zyra e BE-së në Kosovë, ka kërkuar nga qeveria që të mos bëjë spekulime të panevojshme se prej kujt është kryer sulmi ndaj policisë së Kosovës në mënyrë që të mos shtohen tensionet kjo pasi kryeministri Kurti tha se sulmi erdhi nga Serbia.

Këtë reagim Zyra e BE-së e ka bërë në një postim në Twitter

“I bëjmë thirrje të gjithëve që t’i shmangin spekulimet e panevojshme që mund të shtojnë tensione të mëtejshme, duke theksuar se hetimi i rastit do të bëhet nga organet përkatëse ligjzbatuese”, thuhet në reagim.

Flet ish drejtori i Policisë| Qalaj: Është herët të thuhet se sulmi në veri ishte terrorist, por duhet të jemi të përgatitur

Të ngjashme