Lajme
LAJMI I FUNDIT| Sulmi i armatosur ndaj policëve në veri, nga KFOR-i flasin për Demokracia.com
Demokracia
16:12 | 15 Prill 2022

Share:

Për tri ditë rresht (13-15 prill), oficerët e Policisë së Kosovës janë sulmuar në pikëkalimin kufitar me Serbinë. Dje dhe sot në mëngjes breshëri plumbash dhe një granatë dorë është hedhur në drejtim të policisë. Policia e Kosovës thotë se kanë identifikuar se sulmet e djeshme vijnë nga Serbia.

Për t’i kryer këto sulme u përdorën iriqë metalikë, automatikët AK-47, granatat e dorës, e armë të tjera, shkruan Demokracia.com.

Pas këtyre sulmeve ndaj Policisë ka reaguar edhe KFOR-i. Në një përgjigje për Demokracia.com, misioni paqeruajtës i KFOR-it e ka dënuar ashpër sulmin ndaj pjesëtarëve të Policisë.

KFOR-i është shprehur i gatshëm që të ndihmojë Policinë nëse ata kërkojnë. “Misioni i KFOR-it i drejtuar nga NATO i dënon ashpër sulmet e fundit kundër pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. Ne konfirmojmë gatishmërinë tonë për të mbështetur Policinë e Kosovës, nëse është e nevojshme dhe ata kërkojnë”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it për Demokracia.com.

Kjo forcë u ka bërë thirrje të gjitha palëve që të jenë të kujdesshëm dhe të përmbahen nga veprime që mund të çojnë në përshkallëzimin e situatës në vend dhe rajon.

“Presim nga të gjitha palët që të veprojnë me përgjegjësi dhe konstruktivite dhe të përmbahen nga veprimet që mund të përshkallëzojnë në mënyrë të panevojshme tensionet, të ndikojnë negativisht në sigurinë në Kosovë dhe stabilitetin në të gjithë rajonin. KFOR-i mbetet plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij të OKB-së, për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të sigurojë dhe lirinë e lëvizjes për të mirën e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë”, thuhet tutje në përgjigjen e KFOR-it për Demokracia.com.

Pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës kanë reaguar institucionet qendrore dhe liderët e partive opozitare, duke e dënuar atë dhe duke kërkuar përgjegjësi nga Serbia. /Demokracia.com/

BE-ja i kërkon qeverisë të mos bëjë “spekulime të panevojshme” për sulmin ndaj policisë në veri

Të ngjashme